Nëna e Kostandinos Kacifas, nuk e ka qarë të birin sipas zakoneve shqiptare.
Ajo është betuar mbi varr se do të luftojë dhe asgjë nuk do t’i ndalë, shkruan ‘Balkanweb’.
Vasilia Kacifa, e shoqëruar nga bashkëshrti dhe dy vajzat, ka thënë se vorio-epiri është tokë greke.
Ajo gjithashtu ka bërë thirrje që t’i vrasin shqiptarët, duke i cilësuar tradhëtarë
“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im, trimi i nënës”, dëgjohet teksa thotë mbi varrin e Kacifas nëna e tij.
Ndërkohë pak momente më parë, familjarët e Kacifas u përplasën me mediat shqiptare dhe kërkuan që të largohen.
Gjatë dy ditëve në Shqipëri janë futut rreth 1800 persona nga Greqia, që do të merrnin pjesë në ceremoninë e Kacifas.
Në kufi ka pasur forca të shtuara të policisë, ku janë ndaluar edhe 10 persona.