Skip to content
Të Gjitha

Dyshohet për drogë dhe armë, policia kontroll blic në portin e Durrësit

· 1 min lexim

Policia e Durrësit është duke zhvilluar një operacion blic në port.

Sipas ‘Newsbomb’, blutë kanë marrë informacion se në port ka kontenierë dhe kamionë me drogë.

Përveç lëndës narkotike, dyshohet se në port ka edhe armë e mallra kontrabandë.

Efektivët për momentin kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë kontrolle të imtësishme.

Detajet e këtij operacioni ende nuk janë bërë publike.