Skip to content
Të Gjitha

Furtunë në Kadastrën e Durrësit, shoqërohen 17 persona

· 1 min lexim

Policia ka shoqëruar 17 punonjës dhe ish-punonjës të Kadastrës së Durrësit.

Shoqërimet janë bërë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm.

Sipas ‘Dosja.al’ , punonjësit janë shoqëruar për tjetërsimin e pronave.

Pak kohë më parë u arrestua ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

Ky i fundit u lirua nga Apeli, i cili vendosi për të masën arrest shtëpie.

Prokurori i cili kërkoi arrestimin e tij ishte Arjan Ndoja.

Ky i fundit u akuzua nga zv. Kryeministri, Erion Braçe, si bashkëpunëtor me grupet kriminale.