Skip to content
Të Gjitha

Gjendet një person i pajetë në Durrës, dyshohet për vrasje

· 1 min lexim

Një person është gjetur i pajetë në Durrës.

Mësohet se viktima është i seksit mashkull.

Ai u gjet brenda banesës së tij në lagjen 16 të qytetit.

Pranë viktimës kishte edhe njolla gjaku, shkruan ‘Balkanweb’.

Kjo ka shtuar dyshimet se mund të bëhet fjalë për vrasje.

Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut për ekspertizë.

Ndërkohë identiteti dhe mosha e viktimës nuk dihen ende.

Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.