Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet 72-vjeçari në Lushnje, bëri vëllanë për spital

· 1 min lexim

Një 72-vjeçar ka goditur me sende të forta vëllain e tij 67 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja është regjistruar në qytetin e Lushnjes.

Policia arrestoi menjëherë 72-vjeçarin me iniciale A.G.

Mësohet se konflikti ndodhi për shkaqe pronësie.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

A.G, 72 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive pronësie ka goditur me sende te forta vëllain e tij, shtetasin Sh.G, 67 vjeç i cili ndodhet në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.