Skip to content
Të Gjitha

Peshon rreth 500kg, kapet në Durrës peshkaqeni i rrezikshëm

· 1 min lexim

Një nga krijesat më të rrezikshme, që ndodhet në detin Adriatik, është kapur nga peshkatarët.

Bëhet fjalë për peshkaqenin tigër.

Kanë qenë peshkatarët durrsakë të peshkarexhës “Meduza”, që e kanë sjellë në breg.

Peshkaqeni sipas “Top Channel” peshon rreth 500 kg.

Krijesa e rrezikshme është kapur në thellësinë 170m.

Kujtojmë se një muaj më parë në Sarandë u kap një peshkaqen dem 2m i gjatë, që peshonte 100 kg.