Autoritetet italiane kanë shkatërruar një rrejt prostitucioni, duke vënë në pranga shqiptarë dhe italianë.
Përveç prostitucionit, banda merrej edhe me shitje kokaine apo emigracion të paligjshëm.
Agjentët kanë arritur që të përgjojnë prostitutat nëpër rrugët e Piacenzas.
Katër prej të arrestuarve përfudnuan në burg, pesë u lanë me detyrime paraqitje dhe njëri në arrest shtëpie.
Sipas mediave italiane, trafikantët përdornin edhe martesa fallco për të trafikuar vajzat e reja shqiptare.
Atyre u siguroheshin apartamente dhe makina të shtrenjta.
Krerët e bandës janë identifikuar dy shqiptarë, me precedentë të shumtë kriminalë.
Në total gjatë aksionit u arrestuan 13 persona.