Skip to content
Të Gjitha

Bënin ligjin në tregun e kokainës, shkatërrohet banda italo-shqiptare

· 1 min lexim

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup shpërndarësish kokaine.

Banda përbëhej nga italianë dhe shqiptarë.

Sipas mediave italiane, në kuadër të operacionit janë arrestuar 9 persona.

Hetimet ndaj grupit janë kryer nga Prokuroria e Piacenzas,në bashkëpunim me karabinierët, nga periudha qershor 2018 deri në shkurt të 2019-ës.

Dy italianët janë vendosur në arrest shtëpie, ndërsa 7 shqiptarët kanë përfunduar në burg.

Të arrestuarit bënin jetë luksoze dhe kishin kryer transferta parash të shumave të mëdha, të cilat ridhnin nga aktiviteti i paligjshëm.

Grupi ndërkohë, kontrollonte tregun e kokainës në të gjithë zonën e Piacenzas.

Autoritetet zbuluan, se droga u shitej edhe moshave të reja.

Artikullin origjinal mund ta lexoni këtu.