Pas vrasjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kavajë, policia ka vendosur nën arrest shefin e sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçin.
Ky i fundit qëlloi me armën e shërbimit, Dritan Haxhollin, i cili kishte hapur më parë zjarr me kallashnikov.
E gjithë ngjarja është zhvilluar në banesën e Marsida Qatjas, e cila kishte pasur një lidhje dashurie me viktimën, ndërsa kishte të dashur Toçin.
“Faxweb” shkruan se së bashku me Bledar Toçin është arrestuar edhe vëllai i tij.
Këtij të fundit i janë gjetur në banesë 7 doza kokaine.
Ndërkohë viktima, Dritan Haxholli, ndiqte vazhdimisht Marsidën.
Ai njihet ndryshe me emrin Tan Peza, si dhe kishte pasur probleme me drejtësinë në shtetin grek.
Për shkak të përndjekjes së vazhdueshme, Qatja ka kërkuar ndihmën e të dashurit të saj.
Mësohet se viktima dhe Marsida kishin ngrënë darkë mbrëmjen përpara krimit.
Haxholli i kishte kërkuar të resë që të bënin seks, por kjo e fundit e kishte refuzuar, me pretendimin se nuk e do më.
I plagosuri, Bledar Toçi, aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.
Marsida Qatja kishte 3 fëmijë dhe ishte martuar dy herë, ku burri aktual ndodhej në burg në Gjermani.