Skip to content
Të Gjitha

“Thyhet” rezistenca e vlonjatëve, IKMT nis punën për prishjen e objekteve

· 1 min lexim

Ditën e sotme Inspektoriati Kombëtar i Territorit ka vijuar punën normalisht në zonën e Radhimës.

Inspektorët e IKMT gjatë ditës së djeshme hasën në rezistencën e pronarëve të biznesve.

Edhe pse deklaruan se do t’i mbronin objektet me jetët e tyre, ata janë zbrapsur, shkruan “Faxweb”.

Për të parë më nga afër aksionin, në terren ishte edhe drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici.

Ndërkohë problemi më i madh që ngritën banorët ditën e djeshme ishte mungesa e transparencës lidhur me projektin dhe prishja e objekteve në mënyrë selektive.

Ndërkohë IKMT sqaroi se po prishen ato objekte që nuk kanë dokumentacion të rregullt.