Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak momente më parë në kryeqytet.
Një e moshuar është hedhur nga kati i katërt i një godine në rrugën “Mahmut Fortuzi”, duke gjetur vdekjen.
Sipas policisë, viktima është një 92-vjeçare me iniciale H.R.
Dyshohet se në momentin kur ka ndërmarrë aktin e rëndë, e moshuara ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 15:45 në rrugën “Mahmut Fortuzi”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasja H. R., 92 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.