Bizneset që veprojnë në zonën e Karaburunit dhe banorët e Orikumit kanë protestuar sot përpara bazës ushtarake të Pashalimanit, duke bllokuar rrugën.
Kryesisht ishin bizneset e peshkut, të cilët janë kundër orarit zyrtat të vendosur nga Ministria e Mbrojtjes, për futjen dhe daljen nga baza, shkruan “Balkanweb”.
Për dimrin, orari i hyrjes dhe daljes nga baza është 08:00-17:00.
Përtej këtij orari askush nuk ka të drejtë të hyjë në bazë.
Mirëpo për peshkatarët ky orar nuk është i favorshëm, pasi dëmton biznesin e tyre, i cili nuk ka kohë.
Ndërkohë burime nga Pashalimani , u shprehën se baza ka oraret e përcaktuara të lëvizjes.
“Lejet për vizitorët që vizitojnë parkun e Orikut, si edhe për individët dhe subjeket private që ushtrojnë aktivitetin në zonën e Karaburunit jepen gjatë ditëve të javës. Në përiudhën e verës ( 1 Qershor-15 shtator) nga ora 08:00-20:00 dhe në periudhën e dimrit ( 16 shtator – 31 maj ) 08:00-17:00. Për rastet e vecanta kjo pasqyrohet në autorizimin e hyrjes”.- thuhet në rregulloren e bazës ushtarake.