Një i ri shqiptar pa leje qëndrimi në Itali u arrestua të enjten në Lengano.
Gjithçka nisi kur agjentët ndaluan dy të rinj në stacionin hekurudhor të qytetit.
Njëri prej tyre i tha agjentëve, se i kishte dokumentat në makinë dhe duhet të shkonte t’i merte.
Në këtë moment ai tenton të arratiset, mirëpo ndiqet këmba këmbës nga polici, shkruan “Malpensa24”.
Në këtë moment ai godet fort me shkelm agjentin dhe tenton të fshihet në ballkonin e një shtëpie, pranë parqeve publike në rrugën “Mazzini”.
Një kalimtar i cili e ka pikasur, njoftoi patrullën, e cila bëri të mundur më pas arrestimin e tij.
Ndaj shqiptarit të arrestuar rëndojnë veprat penale, “Rezistencë ndaj zyrtarit publik dhe dhunë”, si dhe “Thyerje e rregullave të emigracionit”