Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-presidenti francez, Jacques Chirac, në moshën 86 vjeç.
Për tre dekada ai ishte një nga udhëheqësit më të fuqishëm në Francë.
Gjithashtu Chirac ishte një nga mbrojtësit më të zjarrtë të Bashkimit Europian, shkruan “New York Times”.
Ai mbajti çelësat e “Shën Elizesë” nga viti 1995-2007.
Ish-presidenti do të mbahet mend si një nga personat, që u rendit kundër fushatës së Shteteve të Bashkuara në Irak.
Chirac ishte i aftë të ushtronte detyrën e presidentit në një shtet ku fuqia ishte e ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet të majtës dhe të djathtës.
Gjatë karrierës së tij politike, Chirac ka mbajtur edhe postin e kryebashkiakut të Parisit për 18 vite.
Në 2011-ën ai u dënua për përvetësim dhe shpërdorim fondesh, për të financuar partinë e tij, gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Parisit.