Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme te zona e “Pallatit me shigjeta” në Tiranë.
Një i ri, i cili po udhëtonte me biçikletë u përplas nga një kamion.
Ai u dërgua menjëherë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Fatkeqësisht goditja rezultoi fatale dhe 21-vjeçari Florian Bezhani ndërroi jetë në spital, shkruan “Dosja.al”.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi me iniciale P.N, u shoqërua në komisariat menjëherë pas aksidentit.
Informacioni paraprak
Rreth orës 19:25 në rrugën e “Kavajës” kamioni me drejtues P. N ka përplasur çiklistin shtetasin F. B.,21 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar çiklisti shtetasi F. B i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.