Kujtim Gjuzi është një nga deputetët më karizmatik të Parlamentit.
Me deklaratat e tij, ai përpiqet të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi një kompliment që ai i bëri, Silvana Bushatit, njërës prej të ftuarave në panelin e “Procesit Sportiv” është komentuar së tepërmi.
Gjuzi komplimentoi modelen për “ballkonin” e saj, duke e quajtur si të rrezikshëm.
“Je veshur shumë bukur, si ti, si mbesa ime që kam këtu në krahë (referuar Alesia Bamit), ashtu edhe vazja përballë që s’ka nevojë për koment pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket,”- tha Gjuzi.
Ndërkohë deputeti, menjëherë pas komplimentit, e bëri Bushatin nënpresidente të partisë së tij.
Nisur nga shkrimet e portaleve, Gjuzi ka treguar edhe aryset e këtij vendimi.
Ai është shprehur nëpërmjet një postimi në Facebook, se konservatorët të cilët ai drejton, e kanë detyrim ligjor të mbështesin të rinjtë në politikë.
Ndër të tjera ai e ka quajtur veten si një përkrahës të atyre, që ruajtën etnogjenezën shqiptare.
Postimi i plotë
Sqarim publik.
Deputeti Ec. Kujtim GJUZI nuk gjuan kollaj.
Konservatoret kane detyrim Ligjor te japin suport te rinjve ne Politike sidomos e aq me shume personazheve te njohur ne boten e Artit, Spektaklit kultures kristiane e me shume. Une personalisht njihem per perkrahes per ashtin e kombit te qytetareve qe ruajten etnogjenezen shqiptare. ( komuniteti katolik dhe ortodoks )
Doktoreshe stamatologe Silvan Ndue BUSHATI ASHT PREJ 33 DITESH E PROPOZUAR SI NEN PRESIDENTE e Akademise Kombetare Konservatore ALBANIA DHE PER KETE DUHET TI DREJTOHENI JU PORTALE PRESIDENTIT DOKTOR I SHKENCAVE ENRIKO CEKO, NEN PRESIDENT Prof as. Dr. Stavri TRAKO DHE PO ASHTU Prof. Dr Roland SAHATCIA
Ju faleminderit miq dhe kundershtare gj.k dv KLM