Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Një person me iniciale M.M. ka humbur kontrollin e motorit të tij, duke u përplasur me një makinë të parkuar në rrugë.
Përplasja është regjistruar në rrugën “Stavri Themeli”.
Drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa pasagjeri E.M. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Informacion paraprak
Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M., si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës.