Skip to content
Të Gjitha

Bënë fjalë në lokal, i riu plagos me armë zjarri 41-vjeçarin në Bulqizë

· 1 min lexim

Një konflikt i çastit në lokal ka përfunduar në plagosje me armë zjarri.

Ngjarja është regjistruar natën e kaluar në qytetin e Bulqizës.

I plagosur ka mbetur 41 vjeçari me iniciale V.A.

Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, shkruan “Balkanweb”.

Policia ka zbuluar se autori i ngjarjes është 31-vjeçari me iniciale I.D., person ky me precedentë penalë të mëparshëm

I riu është larguar nga vendngjarja së bashku me 24-vjeçarin me iniciale D.S.

Blutë janë vënë menjëherë në kërkim të autorit të plagosjes.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.