Skip to content
Bota

Ra nga biçikleta dhe përplasi kokën në asfalt, shqiptari ndërron jetë pas dy javësh

· 1 min lexim

Një 31-vjeçar shqiptar në Itali u nda nga jeta ditën e sotme.

Ai ndodhej në spitalin Santa Chiara di Trento, prej dy javësh, si pasojë e një aksidenti me biçikletë, shkruan “Brescia today”.

Ngjarja u regjistrua në dishezën me Nago dhe Torbole, ndërsa i riu po kthehej nga puna.

Në momentin e rënies, ai përplasi fort kokën, duke pësuar dëmtime serioze.

Shqiptari punonte si kamarier në hotelin “Continental” dhe jetonte prej vitesh në Riva del Garda.

Mbrëmjen e 27 gushtit rreth orës 22:30, i riu po kthehej nga puna.

Duke ecur në rrugën që lidh Nago me Torbole, Balliu rrëshqet dhe përplas fuqishëm kokën në asfalt.

Disa kalimtarë të rastit njoftuan menjëherë shërbimet e urgjencës.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ambulancat dhe karabinierët.

Ata kërkuan ndihmën e helikopterit, si pasojë e gjendjes së rëndë të shqiptarit.

Ky i fundit u transportua me urgjencë në spitalin e Santa Chiaras.

Rreth dy javë pas aksidentit, 31-vjeçari ndaloi së marri frymë, ndërsa funerali i shqiptarit do të zhvillohet ditën e sotme.