Skip to content
Të Gjitha

Aksident i frikshëm në Lezhë, betonierja çan në mes “Benzin”

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Lezhë-Fushë-Krujë.

Mësohet se një mjet “Mercedes Benz” është përplasur me një betoniere, shkruan “Balkanweb”.

Si pasojë e përplasjes, “Benzi” është ndarë në dysh.

Nga përplasja e fuqishme, makina është postuar, duke u përplasur edhe me një betoniere.

Ndërkohë drejtuesi i “Benzit” është plagosur, por nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

Rruga është bllokuar për shkak të aksidentit.

Një grup hetimor është ngritur për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.