Skip to content
Të Gjitha

Parakaloi gabim, arrestohet shkaktari i aksidentit me 1 të vdekur e 4 të plagosur

· 1 min lexim

Policia e Korçës ka arrestuar shkaktarin e aksidentit të rëndë, të regjistruar ditën e djeshme në Leshnicë.

Daniel Hyka, 32 vjeç, drejtonte mjetin “Mercedes Benz”, i cili u përplas me “Golfin” brenda të cilit ndodheshin 5 persona, anëtarë të një familjeje nga Kamza.

Shkak për aksidentin, u bë një parakalim i gabuar i 32-vjeçarit, shkruan “Faxweb”.

Ndërkohë si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Golfit”, Agron Qamo ndërroi jetë, ndërsa 4 personat që udhëtonin me të, mbetën të plagosur.

Njëri prej tyre ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë Fiqerete Qamo 49 vjeç, K. A.10 vjec, dhe Gentjana Akballa, e cila ndodhet në reanimacion.