Një 44-vjeçar nga Tirana me iniciale S.A., është arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm.
Ai ka goditur me një mjet prerës, punëtorin që po i kryente punime në banesë.
Ngjarja është regjistruar brenda banesës në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet.
Sipas policisë, i plagosuri është një 51-vjeçar me inicial D.L.
Ky i fundit aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.
Agresori rezulton i proceduar penalisht më parë për vjedhje.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Njoftimi i policisë
Plagos me mjet prerës për motive të dobëta, punëtorin që po i kryente punime në banesë, në pranga 44-vjeçari.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, arrestuan në flagrancë, shtetasin:
– S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A. I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.