Skip to content
Kryesore

Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës refuzon gjykimin e shkurtuar për Meçen dhe Gucen

· 1 min lexim

Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën e Denis Meçes dhe Leonidha Guces për gjykim të shkurtuar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tyre lidhur me vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Vendimi u mor gjatë seancës së zhvilluar këtë të hënë, më 12 tetor, pasi dy të akuzuarit kishin kërkuar në seancën e mëparshme të përfitonin nga kjo procedurë gjyqësore.

Me rrëzimin e kërkesës, gjykata vendosi që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm, duke shqyrtuar provat dhe rrethanat që lidhen me ngjarjen.

Gjykimi i shkurtuar, në rast pranimi, u mundëson të pandehurve të përfitojnë uljen me një të tretën e dënimit nëse shpallen fajtorë. Me vendimin e sotëm, Denis Meçe dhe Leonidha Guce nuk do të përfitojnë nga kjo procedurë në këtë fazë të procesit.

Çështja e vrasjes së Egli Progës vijon kështu shqyrtimin në Gjykatën e Korçës, ku pritet të vlerësohen provat dhe përgjegjësitë penale të të akuzuarve.