Skip to content
Të Gjitha

Rreziku nga uji i autoboteve, 280 raste te Infektivi

· 1 min lexim

Banorët e Tiranës, si pasojë e mungesës së furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm, janë të detyruar t’i drejtohen autoboteve.

Sipas “TCH”, ky është edhe shkaku i epidemisë së pak ditëve më parë, kur te Infektivi u regjistruan 280 raste.

Shumica e pacientëve rezultuan të infektuar me salmonelë, e cila merret kryesisht nga moslarja e ushqimeve me ujë të bollshëm.

Një pjesë e mirë e pacientëve deklaruan se e marrin ujin nëpër autobote.

Uji i tyre mund të jetë i kontaminuar, pasi nuk i kontrollon askush.

Autobotet furnizohet te ujësjellësi i Tiranës dhe uji nuk është i trajtuar në impiantin e Bovillës, duke rrezikuar kështu seriozisht shëndetin e banorëve.

Autoritetet shëndetësore, shprehen se nuk e kanë analizuar kurrë ujin e autoboteve, përsa kohë janë subjekte private dhe nuk janë në tagrin e tyre.

Ato monitorojnë vetëm ujin e rrjetit, i cili nuk konsumohet për t’u pirë nga banorët e Tiranës.

Për këtë funksion, shumica e qytetarëve e blejnë ujin, cilësia e të cilit nuk është në nivelet e duhura.

Ndërkohë uji i rrjetit konsumohet vetëm për higjienën personale.