Videot intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici nga një prej personazheve të filmuara

Denoncimi i parë në lidhje me publikimin në internet të videove intime të Adi Hilës ka mbërritur në polici. Një prej personazheve që shfaqet në materialet e publikuara online ka denoncuar rastin pranë organeve kompetente.
Denoncimi lidhet me shpërndarjen e videove në faqet online, ndërsa çështja tashmë është nën verifikimin e policisë.
Një ditë më parë, kompozitori Adi Hila u paraqit në Komisariatin e Policisë, ku dha dëshminë e tij lidhur me videot. Ai deklaroi se kamerat në banesën e tij i kishte vendosur për arsye sigurie dhe se materialet nuk ishin publikuar prej tij.
Policia ka kryer gjithashtu kontrolle në banesën e Hilës, ku janë gjetur kamera. Megjithatë, deri më tani nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për të njëjtat pajisje me të cilat janë regjistruar videot që datojnë nga viti 2024.
Me mbërritjen e denoncimit të parë, hetimet pritet të përqendrohen edhe te mënyra se si materialet kanë përfunduar online dhe përgjegjësia për shpërndarjen e tyre.