Skip to content
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Suedi, familjarët: Ishte kalimtar i rastit, e vranë bandat kriminale

· 1 min lexim

Një shqiptar i Kosovës ka mbetur i vrarë pas një sulmi me armë zjarri në Suedi. Viktima është Gent (Milot) Maksutaj, nga fshati Banjë i Istogut.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij. Tahir Maksutaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se Genti ishte një kalimtar i rastit dhe se “jetën ia morën bandat kriminale”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së dielës në zonën e Uppsalës. Autoritetet suedeze kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes.

Deri tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar. Policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe po merr në pyetje dëshmitarët okularë, me synim identifikimin e autorëve të sulmit.