Kush kontrollon mikrofonin, kontrollon drejtimin: protesta duhet të votojë, jo të ndjekë foninë

Në një protestë qytetare, problemi nuk është vetëm kush është në shesh. Problemi është kush vendos çfarë dëgjon sheshi, ku shkon sheshi dhe në emër të kujt flet dikush.
Në ditët e fundit, një fjali po dëgjohet gjithnjë e më shpesh mes qytetarëve:
“Hiqeni foninë.”
Kjo është një pakënaqësi me mënyrën si po merret drejtimi i protestës.
Sepse në një protestë, mikrofoni nuk është vetëm pajisje teknike. Është pushtet.
Ai që kontrollon mikrofonin, vendos kush flet. Ai që vendos kush flet, vendos çfarë dëgjohet. Dhe ai që vendos çfarë dëgjohet, fillon të ndikojë drejtimin e turmës.
Këtu nis problemi.
Protesta nuk lindi nga mikrofoni. Nuk lindi nga fonia. Nuk lindi nga disa emra që dolën përpara dhe nisën të flasin në emër të të gjithëve.
Lindi nga qytetarët.
Prandaj qytetarët duhet të vendosin vetë.
Askush nuk është votuar për të folur në emër të protestës. Askush nuk është zgjedhur për të vendosur ku shkon turma. Askush nuk ka marrë mandat për të caktuar orarin, itinerarin, kërkesat apo mënyrën si duhet të vazhdojë protesta.
Nuk mjafton të kesh mikrofon.
Nuk mjafton të kesh foni.
Nuk mjafton të flasësh bukur.
Nuk mjafton të jesh shfaqur më herët se të tjerët.
Mandat jep vetëm vota.
Këto ditë, shumë qytetarë po pyesin të njëjtën gjë: pse po lëvizim sa andej këtej? Pse nuk votojmë? Pse nuk ka proces të hapur? Pse kush mban mikrofonin sillet sikur ka edhe drejtimin?
Protesta duhet të kalojë nga fonia te vota.
Jo votë partie. Jo votë për kryetar. Jo votë për pushtet.
Votë qytetare për drejtimin e protestës.
Ku shkojmë?
Në çfarë ore dalim?
A përshkallëzohet protesta apo mbahet e qetë?
Cilat janë kërkesat?
Kush ka mandat të flasë?
Çfarë nuk negociohet kurrë?
Nëse njerëzit dolën kundër një sistemi ku vendimet merren mbi kokën e tyre, protesta nuk mund të funksionojë me të njëjtën logjikë.
Qytetarët nuk kanë dalë për të ndjekur një mikrofon. Kanë dalë për të marrë mbrapsht zërin e tyre!