Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Reading Time: 2 min lexim

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit të investimit në Zvërnec, duke pretenduar se pas këtij projekti qëndron vetë qeveria shqiptare.

I ftuar në MCN TV, Murrizi deklaroi se “investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, ndërsa pretendoi se paratë e përdorura në investimet strategjike vijnë nga zyrtarë të korruptuar të pushtetit.

Ai hodhi gjithashtu akuza ndaj drejtueses së SHISH, duke deklaruar se ekzistojnë “dhjetëra foto dhe video” që sipas tij tregojnë se ajo jepte llogari te Ergys Agasi.

“Ka me dhjetëra video e foto të printuara që jepnin llogari bashkë me drejtues madhorë të policisë para se të shpallej në kërkim. Dorëzimi i shërbimit tek një njeri jo shtetas shqiptar në kundërshtim me ligjin dhe aq më tepër i shkarkuar nga gjysma tjetër e kombit, vetëm një arrogant si Rama dhe njeri i papërgjegjshëm mund ta bëjë”, u shpreh Murrizi.

Duke folur për protestat qytetare, ai tha se ato nuk lidhen më vetëm me çështjen e Zvërnecit, por përfaqësojnë, sipas tij, revoltën e akumuluar të qytetarëve ndaj qeverisë.

“Protesta ka zgjuar nervin qytetar. Ka dalë Tirana në shesh, jo rrethe të thirrura nga PD. Rama është lakuriq para çdo kancelarie të Perëndimit që nuk është më ky i shumëvotuari, ky i 84 mandateve. E ka treguar hapur që i ka blerë mandatet”, deklaroi Murrizi.

Në fund, ish-deputeti kërkoi që SPAK të nisë hetime ndaj kryeministrit, duke pretenduar se Prokuroria e Posaçme nuk po guxon ta regjistrojë Ramën si person nën hetim.

“SPAK duhet ta thërrasë Ramën nën hetim. SPAK nuk guxon t’ia regjistrojë emrin si person në hetim”, tha ai.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English