Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Reading Time: 2 min lexim

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol i përbindshëm.

“Në dhjetor të vitit të kaluar, është shitur 100%, janë shitur aksionet e Tring-ut. I ka marrë Devolli Group, që zotëron edhe 60% të Digitalb-it. Dhe që ka krijuar një pozicion monopoli në treg, që ka 100% të Tring-ut dhe 60% të Digitalb-it, dhe këtu nuk flet askush. Dhe këtu Autoriteti i Konkurrencës nuk bën një hetim të thelluar,” tha Këllici.

Zyrtarisht, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është pasqyruar vetëm transaksioni për blerjen e Tring, të cilin familja Devolli e kontrollon përmes një kompani të zotëruar nga një punonjës i saj. Zërat për shitjen e Dixhitalbit tek i njëjti grup, qarkullojnë prej vitesh.

Por ky transaksion nuk është zyrtarizuar ende, pasi siç tregojnë burime të brendshme deri më tani familja Devolli ka paguar paratë për aksionerët e Dixhitalb dhe shumë shpejt pritet që edhe ky transaksion të zyrtarizohet dhe kjo familje të marrë në kontroll paketën maxhoritare të aksioneve.

Përqëndrimi i tregut të transmetimeve dixhitale në një dorë të vetme do të krijonte një përbindësh mediatik, që mund të kthehet lehtësisht kundër interesit publik. Ky është një monopol, i cili ka pasoja të rënda jo vetëm në rrafshin ekonomik përmes diktimit të kostove më të larta për qytetarët, por mbi të gjitha edhe në atë të lirisë së mediave dhe informacionit.

Aq më tepër kur familja Devolli ka provuar publikisht përmes televizionit të saj se mund të shtrëmbërojë të vërtetën sipas interesit të qeverisë, kur manipulon pamjet e pjesëmarrjes së protestës.

Devollët janë të mirëpritur të investojnë dhe të bëjnë lirisht biznes në Shqipëri. Por ata nuk mund dhe nuk duhen lejuar të përdorin fuqinë e biznesit të tyre për të minuar demokracinë.

Ndaj monopoli i tregut të platformave mediatike dixhitale duhet ndalur me çdo kusht si një kërcënim i madh.

Barriera e parë që ligji ka vendosur për të mbrojtur interesin publik nga ky kërcënim është Autoriteti i Konkurrencës. Por nëse Autoriteti i Konkurrencës tradhëton të mirën publike dhe autorizon transaksionin e paligjshëm, atëherë dy gjëra do të duhet të ndodhin.

Së pari ky autorizim dhe vendimarrja e Konkurrencës duhet të jenë subjekt i hetimeve të SPAK dhe së dyti revolta dhe zemërimi i qytetarëve që sot është derdhur si asnjëherë më parë në rrugët e Shqipërisë duhet të drejtohet edhe ndaj të ashtuquajturave institucione të pavarura, të cilat tregtojnë interesin publik në vendimarrje. /Kapitali.al

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend
Aktualitet

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell King arrijnë në konkluzionin se për të mbajtur të rinjtë në vend,...

14:48 22/06/2026
Para
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English