Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Reading Time: 2 min lexim

Një vilë luksoze në resortin “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e sekuestruar tashmë nga SPAK, është kthyer në një nga episodet më të forta të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas Prokurorisë së Posaçme, pasuria dyshohet se është përfituar si produkt korrupsioni dhe më pas është fshehur përmes veprimeve juridike fiktive, duke përdorur emrat e ish-futbollistit Igli Tare dhe ish-shefes së kabinetit të saj, Joana Bushi.

SPAK ka bërë me dije se Balluku, e cila fillimisht u mor e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, tashmë dyshohet edhe për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, episodi lidhet me tenderin për rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol, me vlerë mbi 100 milionë lekë së bashku me shtesën e kontratës. Prokuroria pretendon se kompania fituese “Eurocol” sh.p.k. është favorizuar në procedurë dhe se në këmbim Balluku ka kërkuar dhe përfituar një vilë me vlerë 145 mijë euro në kompleksin turistik në Dhërmi.

Në njoftimin zyrtar, SPAK thekson se nga provat e mbledhura rezulton se përfitimi i parregullt konsiston pikërisht në vilën F6 në resortin “White Rocks”, pasuri e cila tashmë është vendosur nën sekuestro preventive me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Hetimet kanë zbuluar, sipas SPAK, se për të fshehur pronësinë reale të vilës janë përdorur kontrata të dyshuara si fiktive. Prokuroria pretendon se më 5 dhjetor 2018 u nënshkrua një kontratë porosie mes Igli Tares dhe pronarit të “Eurocol”, Pandeli Carapuli. Më pas, sipas dosjes, skema vijoi me një kontratë qiraje dhe një amendament të saj, ku përfshihej edhe Joana Bushi.

Sipas hetuesve, vila nuk është përdorur asnjëherë nga Igli Tare. Deklarimet e punonjësve të kompleksit, mirëmbajtësve dhe personave që kanë pasur kontakt me pasurinë, sipas SPAK, tregojnë se në vilë kanë parë të shkojë Belinda Balluku dhe familjarët e saj, ndërsa Tare nuk është parë asnjëherë në pronë.

Një tjetër element që prokurorët konsiderojnë të rëndësishëm lidhet me mobilimin dhe arredimin e vilës. Sipas dosjes, nga komunikimet e sekuestruara në telefonat e personave nën hetim, rezulton se procesi i mobilimit është ndjekur nga vetë Balluku dhe rrethi i saj i afërt, e jo nga Igli Tare, i cili figuronte si porositës i pasurisë.

SPAK pretendon gjithashtu se nuk ka gjetur prova që Joana Bushi të ketë kryer pagesa të dokumentuara për qiranë e vilës, megjithëse në kontratën e paraqitur rezulton si personi që e përdorte pasurinë. Sipas hetuesve, këto veprime përbëjnë elementë të një skeme të dyshuar për fshehjen e pronësisë reale të vilës.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme vlerëson se vila F6 në Dhërmi është në pronësi indirekte të Belinda Ballukut dhe përfaqëson një përfitim të ardhur nga korrupsioni. Mbi këtë bazë, më 3 qershor 2026, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurisë, ndërsa hetimet vijojnë për të gjithë personat e përfshirë në këtë episod.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë
Aktualitet

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave kundër projektit në Zvërnec, duke akuzuar protestuesit se po refuzojnë faktet dhe...

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat
Aktualitet

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Deklarata e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, për projektin në Zvërnec ka hapur një tjetër front diskutimi rreth qeverisë shqiptare....

14:25 18/06/2026
Para
Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Lajmet e fundit

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

14:25 18/06/2026
Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English