Një afat politik ka vlerë vetëm nëse pas tij ka një hap tjetër.
Prandaj pyetja “çfarë ndodh pas 21 qershorit?” nuk duhet parë si pesimizëm. Duhet parë si pjekuri.
Nëse protesta kërkon dorëheqje, duhet të jetë e qartë edhe për atë që kërkon më pas:
qeveri tranzitore ose teknike me mandat të kufizuar;
kod të ri zgjedhor;
transparencë për financimin politik;
kufizim real mandatesh;
referendum dhe mjete më të forta qytetare;
hetim për zonat e mbrojtura, tokën publike dhe investimet strategjike;
zgjedhje vetëm pasi rregullat të mos jenë më të qepura për të njëjtët njerëz.
Protesta nuk dobësohet kur mendon një hap përpara.
Dobësohet kur lë boshllëk.
Dhe boshllëkun, gjithmonë, presin ta mbushin të vjetrit.








