Ditën e sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë pretencën për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ky i fundit u pa mëngjesin e sotëm pranë këtij organi, i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.
Organi i akuzës do të paraqesë sot konkluzionet dhe do të vendosë, për dënimin e Tahirit, shkruan “Shqiptaja.com”.
Kujtojmë këtu se pretenca për Tahirin u shty që në korrik, me nisjen e pushimeve verore.
Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi gjykim të shkurtuar për ish-ministrin, që do të thotë se do të vijojë hetimin me provat që ka mbledhur deri më tani.
Ndaj Tahirit rëndojnë akuzat, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “grup i strukturuar kriminal”.