Nëse Rama do të shpëtojë politikisht, një nga rrugët më të mundshme është të kërkojë zgjedhje të parakohshme sa më shpejt.
Jo sepse i trembet votës së lirë.
Por sepse e di që vota nuk është ende e lirë.
Administrata është ende nën presion.
Kodi zgjedhor është ende i ndërtuar për partitë e mëdha.
Media është ende e kapur nga interesa politike dhe ekonomike.
Partitë e reja nuk kanë ende strukturë.
Qytetarët janë të zemëruar, por zemërimi nuk është ende organizim elektoral.
Prandaj zgjedhjet e shpejta mund të shiten si zgjidhje, por të përdoren si kurth.
Kërkesa duhet të jetë:
dorëheqje politike;
qeveri teknike me mandat të kufizuar;
kod i ri zgjedhor;
garanci për zgjedhje të lira;
pastaj votë.
Jo votë për të larë fytyrën e sistemit.
Jo zgjedhje që riciklojnë të njëjtët.
Jo “hajde shkojmë në kuti” ndërkohë që kutinë, listën, median dhe administratën i kontrollojnë po ata.
Protesta nuk duhet të kërkojë vetëm datë zgjedhjesh.
Duhet të kërkojë kushte që vota të vlejë!







