Protesta arriti numrin. Tani duhet të arrijë pjekurinë.
Ajo që ndodhi me marshimin drejt Rinasit nuk duhet kaluar si episod i vogël. Jo sepse protesta u dëmtua përfundimisht, por sepse tregoi rrezikun më të madh që ka sot kjo lëvizje: vendime të mëdha merren pa njoftim, pa mandat, pa përgjegjësi dhe pastaj turma lihet ta mbajë koston.
Një protestë qytetare nuk mund të trajtohet si turmë që çohet ku të dojë mikrofoni.
Nëse njerëzit thirren në shesh, duhet të dinë ku po shkojnë.
Nëse ka marshim, duhet të thuhet më parë.
Nëse ka përshkallëzim, duhet të ketë qëllim.
Nëse ka podium, ai nuk mund të kthehet në pronë private.
Nëse dikush merr përgjegjësi për drejtim, duhet të mbajë përgjegjësi edhe kur gjërat shkojnë keq.
Protesta nuk ka nevojë për shpëtimtarë.
Por ka nevojë për rregulla.
Pa rregulla, familjet largohen.
Pa rregulla, njerëzit që dalin vetëm ndihen të pasigurt.
Pa rregulla, qytetarët seriozë lodhen.
Pa rregulla, provokatori bëhet më i fortë se protestuesi.
Kjo protestë është shumë e madhe për t’u lënë në dorë të improvizimit.
Në vijim duhet një standard i thjeshtë:
Asnjë marshim pa njoftim;
asnjë thirrje pa qëllim;
asnjë podium i privatizuar;
asnjë përshkallëzim që dëmton qytetarët e thjeshtë;
asnjë figurë politike në krye të protestës.
Protesta fitoi sepse ishte e qytetarëve.
Nëse do të fitojë deri në fund, duhet të mbetet e qytetarëve, por qytetarë të organizuar, jo turmë e marrë peng nga mikrofoni i radhës.








