Dje protesta tregoi forcën.
Pastaj tregoi edhe dobësinë: vendime pa njoftim, marshime pa plan, mikrofon pa përgjegjësi, njerëz që lodhen dhe largohen sepse nuk dinë ku po shkojnë.
Kjo duhet rregulluar menjëherë.
Jo për ta zbutur protestën.
Për ta bërë më të fortë.
Sot protesta duhet të ketë një standard:
Asnjë marshim pa njoftim;
Asnjë përshkallëzim pa qëllim;
Asnjë podium i privatizuar;
Asnjë parti në krye;
Asnjë provokim që largon familjet, gratë, të moshuarit dhe njerëzit normalë nga sheshi.
Protesta nuk është pronë e mikrofonit.
Është e qytetarëve!
Që të mos jemi më të paqartë, të paorganizuar apo të papërgatitur për vijimësinë e protestës, si dhe të mos shkaktojmë incidente të panevojshme në një moment delikat si ky, votojmë të gjithë më poshtë për sinjal që të mblidhemi bashkë për marshim, aty ku duam të gjithë:







