Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë.
Sipas burimeve spitalore, e reja u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por kishte mbërritur pothuajse pa shenja jete. Mjekët e reanimacionit bëjnë me dije se ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin, si pasojë e rënies nga një lartësi e konsiderueshme.
Ndërkohë, familjarët janë shprehur se 28-vjeçarja kishte shfaqur shenja të depresionit.
A.B., 28 vjeçe, ishte nënë e dy fëmijëve. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.







