Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari që dyshohet se ndihmoi autorin, në kërkim 41-vjeçari që e mbajti peng

16:31 09/06/2026
Reading Time: 2 min lexim

Hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë kanë shënuar një zhvillim të rëndësishëm. Me urdhër të Prokurorisë është arrestuar Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin A. Sh., i cili dyshohet se ka rrëmbyer dhe mbajtur peng Koçin.

Familjarët e 34-vjeçarit denoncuan humbjen e kontakteve më 5 qershor 2026, ndërsa sipas të dhënave të bëra publike, prej më shumë se shtatë ditësh ata nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Të afërmit kanë deklaruar se Eglant Koçi nuk kishte konflikte apo probleme të njohura.

Sipas burimeve, 34-vjeçari ishte postieri që shkonte te zyrat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me cash. Pamjet e fundit të kamerave të sigurisë e shfaqin atë në zonën e Sheshit Wilson në Tiranë, pranë motomjetit të tij dhe afër një automjeti ngjyrë gri, tip “Toyota Corolla”, i cili është përfshirë në verifikimet e grupit hetimor.

Policia bën me dije se, nga veprimet hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e Prokurorisë, është bërë i mundur identifikimi i 41-vjeçarit A. Sh., i cili dyshohet se ka mbajtur peng Koçin. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga hetimet është gjetur motomjeti i 34-vjeçarit, si dhe është identifikuar dhe kontrolluar ambienti ku ai dyshohet se është futur. Sipas policisë, nga ky ambient më pas ka dalë autori i dyshuar, i cili mund ta ketë marrë me vete Koçin me automjet.

Kontrolle të imtësishme janë ushtruar në ambientin ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si edhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e Koçit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit E. K. Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Duke qenë se hetimet janë në vijim, për të mos cenuar ecurinë e tyre, bëjmë me dije se në këtë fazë nuk mund të bëhen publike të gjitha rezultatet e hetimit. Në vijim, do të jepet informacion më i plotë sipas ecurisë së hetimeve”, njofton policia.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të zhdukjes së Eglant Koçit, ndërsa 34-vjeçari ende nuk është gjetur.

Të tjera

Rama humbi gratë e Shqipërisë, elektoratin që mendoi se do ta kishte përgjithmonë!
Aktualitet

Rama humbi gratë e Shqipërisë, elektoratin që mendoi se do ta kishte përgjithmonë!

Për vite me radhë, Edi Rama i trajtoi gratë si bastionin e sigurt të pushtetit. Me fjalë të bukura, me...

18:40 09/06/2026
“Dikur vriteshin në bulevard”/ Rama krahason protestat e sotme me 21 Janarin, por pas 4 mandatesh ende pengon hetimet për autorët dhe përgjegjësit
Aktualitet

“Dikur vriteshin në bulevard”/ Rama krahason protestat e sotme me 21 Janarin, por pas 4 mandatesh ende pengon hetimet për autorët dhe përgjegjësit

Në përpjekje për të relativizuar zemërimin e qytetarëve, Edi Rama zgjodhi të krahasonte protestat e sotme me 21 Janarin, duke...

17:36 09/06/2026
Para
“Dikur vriteshin në bulevard”/ Rama krahason protestat e sotme me 21 Janarin, por pas 4 mandatesh ende pengon hetimet për autorët dhe përgjegjësit

“Dikur vriteshin në bulevard”/ Rama krahason protestat e sotme me 21 Janarin, por pas 4 mandatesh ende pengon hetimet për autorët dhe përgjegjësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rama humbi gratë e Shqipërisë, elektoratin që mendoi se do ta kishte përgjithmonë!

Rama humbi gratë e Shqipërisë, elektoratin që mendoi se do ta kishte përgjithmonë!

18:40 09/06/2026
“Dikur vriteshin në bulevard”/ Rama krahason protestat e sotme me 21 Janarin, por pas 4 mandatesh ende pengon hetimet për autorët dhe përgjegjësit

“Dikur vriteshin në bulevard”/ Rama krahason protestat e sotme me 21 Janarin, por pas 4 mandatesh ende pengon hetimet për autorët dhe përgjegjësit

17:36 09/06/2026
Zhdukja misterioze e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari që dyshohet se ndihmoi autorin, në kërkim 41-vjeçari që e mbajti peng

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari që dyshohet se ndihmoi autorin, në kërkim 41-vjeçari që e mbajti peng

16:31 09/06/2026
Si të luftojmë kundër socializmit të Gjeneratës Z?

Si të luftojmë kundër socializmit të Gjeneratës Z?

16:24 09/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.