Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali te Onkologjiku shkon në gjyq/ Pacientët dërgoheshin në privat, aparatura e kobaltit jashtë funksioni prej 2021

12:47 30/04/2026
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona të përfshirë në skandalin e Spitalit Onkologjik në QSUT, mes tyre zëvendësdrejtoresha, koordinatorë, mjekë e specialistë, si dhe një administrator i një kompanie farmaceutike.

Sipas hetimeve, pacientë me sëmundje tumorale nuk merrnin trajtimin e duhur në spitalin publik, por orientoheshin drejt klinikave private, ku kryheshin ndërhyrje dhe shërbime kundrejt tarifave të larta, edhe pse këto shërbime duhet të ofroheshin falas në sistemin shtetëror.

Të pandehurit janë Emiljano Lela, Alketa Pere, Brikena Qirjazi, Drilona Kishta, Halil Gashi dhe Florian Marku, të akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Fshehje të të ardhurave” dhe “Tregtim e transport mallrash kontrabandë”. Çështja ishte referuar fillimisht në SPAK, por më pas u rikthye në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa për mjekun onkolog E.G. hetimet vijojnë të veçuara për “Korrupsion pasiv”.

Një nga gjetjet më të rënda lidhet me aparaturën e Kobalto-Terapisë, e ardhur në Shqipëri që në vitin 2021, e cila nuk u vu kurrë në funksion. Sipas Prokurorisë, mungesa e një bunkeri antiradioaktiv sipas standardeve ndërkombëtare bëri që pajisja të vendosej në kushte të papërshtatshme, pranë kabinetit të radiologjisë, duke u kthyer në burim të mundshëm rreziku për personelin.

Hetimet tregojnë se koordinatori Emiljano Lela ndërhynte në listat e pritjes dhe orientonte pacientët drejt klinikave private, duke përfituar përqindje monetare. Edhe administratorja Alketa Pere dërgonte pacientë në privat në kundërshtim me rregullat ligjore.

Për zëvendësdrejtoreshën Brikena Qirjazi, Prokuroria thekson se nuk mori masa për vënien në funksion të aparaturës së kobaltit, duke kufizuar trajtimin e pacientëve vetëm në alternativa të pjesshme. Ndërsa specialistja Drilona Kishta akuzohet për një ekspertizë jo në përputhje me realitetin, që çoi në blerjen e një burimi radioaktiv të papërdorshëm dhe me kosto për shtetin.

Në të njëjtën skemë, Halil Gashi akuzohet se nuk lëshonte fatura për shërbimet në klinikë dhe lejonte punë të paregjistruar, ndërsa Florian Marku, administrator i “Flori Farma”, dyshohet se ka tregtuar barnin “Valamor” në mënyrë kontrabandë, pa pullë të AKBPM-së dhe me barkod të dëmtuar.

Prokuroria thotë se të gjitha këto veprime kanë dëmtuar pacientët dhe interesat e shtetit, duke çuar çështjen për gjykim.

Të tjera

Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë
Aktualitet

Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë

Të ardhurat për frymë në Shqipëri janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, por kjo rritje nuk është përkthyer në mirëqenie...

13:13 30/04/2026
Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes
Aktualitet

Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes

Administrata Tatimore ka paralajmëruar të gjithë personat dhe subjektet që shesin produkte apo shërbime përmes internetit se duhet të regjistrohen...

15:22 29/04/2026
Para
Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë

Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë

Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë

13:13 30/04/2026
Skandali te Onkologjiku shkon në gjyq/ Pacientët dërgoheshin në privat, aparatura e kobaltit jashtë funksioni prej 2021

Skandali te Onkologjiku shkon në gjyq/ Pacientët dërgoheshin në privat, aparatura e kobaltit jashtë funksioni prej 2021

12:47 30/04/2026
Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes

Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes

15:22 29/04/2026
Tirana kap Milanon për çmimet e apartamenteve, por jo për pagat: Kryeqyteti i 4-ti më i shtrenjtë në Europë

Tirana kap Milanon për çmimet e apartamenteve, por jo për pagat: Kryeqyteti i 4-ti më i shtrenjtë në Europë

15:13 29/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.