Gjykata e Posaçme ka gjobitur deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, për moszbatimin e një vendimi gjyqësor që lidhej me kthimin në detyrë të ish-drejtorit të ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla.
Sipas informacionit, masa administrative është vendosur për periudhën kur Spahia mbante postin e kryetarit të Bashkisë Shkodër dhe nuk zbatoi vendimin e gjykatës për rikthimin në detyrë të Mollës. Ky i fundit kishte qenë drejtor i ujësjellësit të qytetit dhe ishte emëruar më herët nga ish-kryebashkiakja Voltana Ademi.
Në lidhje me këtë rast, SPAK kishte kërkuar që Bardh Spahia të gjobitej me 700 mijë lekë. Megjithatë, GJKKO vendosi një gjobë më të ulët, në vlerën 100 mijë lekë.








