Me urdhër të SPAK është lëshuar urdhër arrest për Jetmir Pepën, i njohur si Mir Pepa, një emër i njohur për autoritetet për shkak të precedentëve të mëparshëm kriminalë.
Ai rezulton në kërkim që prej janarit 2025, pas një incidenti të rëndë të ndodhur në Parkun Olimpik në Tiranë, gjatë një koncerti festiv të organizuar natën e ndërrimit të viteve nga Cinco Cavalli Group. Sipas të dhënave, pas një konflikti, Pepa ka qëlluar dy herë me armë zjarri në mes të turmës, në një aktivitet të mbushur me të rinj që festonin.
Në momentin e të shtënave, në skenë po performonte reperi Stresi, ndërsa në program ishin paralajmëruar edhe artistë të tjerë të njohur si Dafina Zeqiri. Pas të shtënave, ai është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia e Tiranës e shpalli në kërkim.
Së fundmi, SPAK ka ndërmarrë veprime duke lëshuar urdhër arrest ndaj tij për përfshirje të dyshuar në trafik droge, duke e thelluar edhe më tej profilin e tij kriminal.
Emri i Mir Pepës është përmendur gjithashtu edhe në konfliktin e motrave Berisha, të cilat u përfshinë në dhunimin e Klea Prengës, ndërsa ai ështe partneri i Mariela Berishës, me të cilën ka edhe një fëmijë.








