Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Jeni vetëm për të vjedhur dhe për të siguruar njerëzit tuaj”/ Juristja nga Italia shpërthen në Samitin e Diasporës, përplaset me politikën dhe i drejtohet Ballës: Jeni larg realitetit, keni mbyllur dyert për shqiptarët jashtë vendit

15:55 14/04/2026
Reading Time: 3 min lexim

Samiti i Diasporës në Tiranë është shoqëruar me kritika të forta nga pjesëmarrësit, duke nxjerrë në pah pakënaqësi për mënyrën si trajtohet diaspora shqiptare. Një nga zërat më të drejtpërdrejtë ishte ai i juristes Eva Baçi, e cila jeton dhe punon në Prokurorinë e Bolonjës në Itali.

Gjatë një paneli ku ishin të pranishëm Niko Peleshi dhe Taulant Balla, Baçi kritikoi mënyrën se si organizohen këto samite, duke theksuar se ato mbeten më shumë në nivel deklarativ dhe nuk u japin hapësirë reale përfaqësuesve të diasporës.

“Dëshira për t’u kthyer në Shqipëri është shumë e madhe, ndaj marrim pjesë në Samite sepse presim një dritare të hapur nga toka mëmë, për t’u kthyer, që të na hapë derën. Skenari është shkruar shumë bukur, si ai regjisori që shkruan shumë bukur, dëgjojmë narativa, por mungojnë aktorët kryesorë që është Diaspora. Ky është Samiti i Diasporës. Mendoj se përveç hapjes që fjala duhet t’u jepet ministrit, kryeministrit dhe presidentit, aktorët kryesorë jemi ne. Unë doja që të bëja një diskutim dhe nuk m’u dha e drejta e fjalës. Duhet t’i mbarojmë këto filmat e bukur, që ne vetëm të dëgjojmë”, tha ajo.

Baçi nënvizoi se shumë profesionistë shqiptarë jashtë vendit, pavarësisht përgatitjes së lartë, ndihen të papërfaqësuar dhe të papërkrahur nga institucionet shqiptare. Sipas saj, diaspora shpesh trajtohet vetëm si statistikë dhe jo si potencial real për zhvillimin e vendit.

“Unë kam mbaruar 3 fakultete në Bolonjë, kam dy specializime. Kemi kërkuar shumë herë, që të hyjmë të japim kontributin tonë. Unë punoj 14 orë në Itali, por mund të punoj 20 orë për Shqipërinë. Unë nuk kam vend ku të flas, dua të shpreh atë që kam, sepse përndryshe ne ngelemi vetëm numra. Unë nuk mund të pres biletën të vij që andej për të qenë një numër. Unë kam ngelur shumë keq dje, kur u dhanë çmimet. Në krahun tim është njëri nga sipërmarrësit shqiptarë që i jep punë 350 familje dhe ju nuk i dhatë një çmim, Astrit Poti.

Ju jeni larg realitetit, flas për politikanët, jeni larg realitetit, nuk jeni afër me ne. Jemi pa përkrahje dhe kur nuk të përkrah shteti yt, kur ti nuk jep kontribut në shtetin tënd. Unë për Italinë jam më e përgatitura, por jam thjesht e huaj. Ne duam të kthehemi në vendin tonë.

Këto panelet e ndara nuk janë mirë. Ne aktorët kryesorë duhet të flasim, të sjellim problemet. Jo të dëgjojmë politikanët, narativa është shumë e bukur, por ju nuk e keni idenë çfarë do të thotë sakrifica, pa asnjë përkrahje dhe asnjë ndihmë.

Hapni dyer, sepse Shqipërisë nuk i mungon truri. I keni mbyllur dyert, të gjitha personave që janë të përgatitur”, u shpreh ajo.

Në përfundim, juristja adresoi një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj politikës, duke përmendur edhe Taulant Balla dhe duke theksuar shkëputjen e drejtuesve nga realiteti i diasporës:

“Kam edhe shumë gjëra, por po të më jepet mundësia unë diskutimin e kisha përgatitur. Zoti Taulant Balla, je i pari që je shumë larg realitetit. Votën mund ta kalosh edhe 4 vite të tjera, por në histori duhet të lësh një emër, sepse jeni të gjithë vetëm kalimtarë në këtë vend duhet të lëmë një emër, jo vetëm të vidhni dhe të siguroni njerëzit tuaj”.

Të tjera

Flakë për herë të dytë në pallatet e “Arlis” të Armand Lilos, i njëjti kompleks u dogj edhe në vitin 2021
Aktualitet

Flakë për herë të dytë në pallatet e “Arlis” të Armand Lilos, i njëjti kompleks u dogj edhe në vitin 2021

Kompleksi i pallateve që u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të marte në Tiranë, i ndërtuar nga kompania “Arlis...

19:30 14/04/2026
“Këtë vend nuk e ndërtoni ju”, minatori përplaset me Taulant Ballën në Tiranë
Aktualitet

“Këtë vend nuk e ndërtoni ju”, minatori përplaset me Taulant Ballën në Tiranë

Një moment tensioni u regjistrua sot në Tiranë, gjatë Samitit të Diasporës, ku një ish-minator nga Bulqiza që jeton në...

15:45 14/04/2026
Para
Flakë për herë të dytë në pallatet e “Arlis” të Armand Lilos, i njëjti kompleks u dogj edhe në vitin 2021

Flakë për herë të dytë në pallatet e “Arlis” të Armand Lilos, i njëjti kompleks u dogj edhe në vitin 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Flakë për herë të dytë në pallatet e “Arlis” të Armand Lilos, i njëjti kompleks u dogj edhe në vitin 2021

Flakë për herë të dytë në pallatet e “Arlis” të Armand Lilos, i njëjti kompleks u dogj edhe në vitin 2021

19:30 14/04/2026
Jeni vetëm për të vjedhur dhe për të siguruar njerëzit tuaj”/ Juristja nga Italia shpërthen në Samitin e Diasporës, përplaset me politikën dhe i drejtohet Ballës: Jeni larg realitetit, keni mbyllur dyert për shqiptarët jashtë vendit

Jeni vetëm për të vjedhur dhe për të siguruar njerëzit tuaj”/ Juristja nga Italia shpërthen në Samitin e Diasporës, përplaset me politikën dhe i drejtohet Ballës: Jeni larg realitetit, keni mbyllur dyert për shqiptarët jashtë vendit

15:55 14/04/2026
“Këtë vend nuk e ndërtoni ju”, minatori përplaset me Taulant Ballën në Tiranë

“Këtë vend nuk e ndërtoni ju”, minatori përplaset me Taulant Ballën në Tiranë

15:45 14/04/2026
Kryeministri flet për “shkolla digjitale”, shteti merr me qira 133 kompjuterë për testime

Kryeministri flet për “shkolla digjitale”, shteti merr me qira 133 kompjuterë për testime

15:06 14/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.