Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çfarë na provoi koha për “Air Albania”-n e Ramës?

11:51 09/04/2026
Reading Time: 3 min lexim
Screenshot

Screenshot

Nga Irena Beqiraj

Kompania ajrore e flamurit kuqezi, “Air Albania”, që sipas Kryeministrit ishte “një vepër kombëtare”, pasi “shteti shqiptar nuk mund të ndihej plotësisht i realizuar nëse neglizhonte pozicionin e vet në hartën dhe në kullat e vendeve ku udhëtojnë shqiptarët”, u themelua në vitin 2018.

Megjithëse epoka e kompanive mbajtëse të flamujve kombëtarë kishte përfunduar dhe Shqipëria e kishte provuar njëherë falimentimin, imazhi i “liderit global” nuk mund të ishte i plotë duke udhëtuar me bileta ekonomike, siç na premtoi se do të udhëtonte ai dhe ministrat e tij në vitin 2013.

Ndaj, në qershor të vitit 2018, nisën procedurat e themelimit të Air Albania-s. Ajo nuk ishte thjesht shtetërore, siç ndodh zakonisht me krijimin e kompanive mbajtëse të flamurit në botë apo në Europë, por kishte tre ortakë: nga pala shqiptare “Albcontrol” me 10%, si dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49% dhe 41%.

Mediet ndërkombëtare e komentuan si të paqartë ortakërinë e qeverisë shqiptare me Sinan Idrizin, të kompanisë “MDN Investment”, që zotëronte 41% të aksioneve në Air Albania, pasi “ai nuk kishte ndonjë përvojë në këtë fushë dhe as burimet financiare të nevojshme për të investuar në këtë sektor”.

Air Albania u bë shqetësim i madh edhe për deputetin holandez Pieter Omtzigt. Në një letër drejtuar ministrit të tij të jashtëm, në prag të vizitës në Tiranë dhe në lidhje me PPP-të, ai pyeste:

“Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis BE-së dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe të themelimit të Air Albania, dhe se kontratat janë dhënë drejtpërdrejt, pa garë të hapur, për kompanitë turke, kompaninë shtetërore shqiptare dhe kompaninë private shqiptare (të dyshimtë), e cila u krijua nëntë ditë më parë dhe nuk ka përvojë në fushën e aviacionit?”

Por, si gjithmonë në “Punët për Shqipërinë”, nuk ka nevojë për garë. Qentë vendas e ndërkombëtarë që nuk e duan të mirën e vendit lehin, ndërsa karvani i Kryeministrit ecën përpara. Dhe që ky karvan të ecte, shqiptarët, me besimin dhe durimin që i karakterizon, duhet të prisnin që, pas “Lasgushit” që mbulonte Stambollin dhe “Migjenit” që fluturonte drejt Italisë, “Naimi” të hapte krahët drejt destinacioneve europiane, si dhe “Imzot Noli” për linjën direkte Shqipëri–Amerikë.

“Më tutje do të vazhdojë zgjerimi i flotës me të tjerë, bazuar mbi suksesin e fazës së parë, por më mirë t’ia lëmë kohës të na tregojë e të flasë”, – u shpreh me bindje Kryeministri.

Nuk vonoi dhe koha foli. Air Albania ndërpreu operacionet afërsisht tetë muaj më parë, pasi autoriteti i aviacionit pezulloi licencën e saj. Kompania ajrore është aktualisht në likuidim.

Në nëntor 2025, “Turkish Airlines” lëshoi një njoftim në bursë në lidhje me “shitjen e aksioneve të partneritetit tonë në Air Albania”.

Ndërkohë, janë grumbulluar rreth 100 milionë euro detyrime të papaguara nga kompania, përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin dhe shërbimin e ushqimit; prej tyre, 35 milionë euro do të paguhen nga qeveria shqiptare.

E pra, koha foli! Ajo na tregoi se “Ismaili”, charteri privat i Kryeministrit, i cili u ngrit 252 herë në ajër, nuk la as “Lasgushin”, as “Migjenin”, as “Naimin” të vazhdonin fluturimet, ndërsa “Imzot Noli” nuk arriti të ngrihej në fluturim.

“Punët për Shqipërinë” patjetër do t’ia lëmë kohës, pasi koha është mësuesja më e mirë, por nuk duhet të harrojmë që ajo vret të gjithë nxënësit e saj të dobët.

Të tjera

Tabaku çon në BE ligjin për portet: “Shkel marrëveshjen, pasuritë publike po jepen pa garë”
Aktualitet

Tabaku çon në BE ligjin për portet: “Shkel marrëveshjen, pasuritë publike po jepen pa garë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një alarm serioz për projektligjin e portëve turistike, duke e denoncuar zyrtarisht...

13:53 09/04/2026
E rëndë! Qen të ngrirë në qese plastike në Dajt, dyshime për përfshirje të Bashkisë
Aktualitet

E rëndë! Qen të ngrirë në qese plastike në Dajt, dyshime për përfshirje të Bashkisë

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në zonën e Lanabregasit në Dajt, ku dhjetëra qen të ngordhur janë gjetur të ngrirë...

13:40 09/04/2026
Para
Skandali: Shqipëria u mbush me ilaçe të skaduara, pacientët i morën si rimbursim

Skandali: Shqipëria u mbush me ilaçe të skaduara, pacientët i morën si rimbursim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tabaku çon në BE ligjin për portet: “Shkel marrëveshjen, pasuritë publike po jepen pa garë”

Tabaku çon në BE ligjin për portet: “Shkel marrëveshjen, pasuritë publike po jepen pa garë”

13:53 09/04/2026
E rëndë! Qen të ngrirë në qese plastike në Dajt, dyshime për përfshirje të Bashkisë

E rëndë! Qen të ngrirë në qese plastike në Dajt, dyshime për përfshirje të Bashkisë

13:40 09/04/2026
Mbyllet Hormuzi, Irani përshkallëzon situatën: cisternat kthehen pas, tension i lartë në rajon

Mbyllet Hormuzi, Irani përshkallëzon situatën: cisternat kthehen pas, tension i lartë në rajon

13:09 09/04/2026
Skandali: Shqipëria u mbush me ilaçe të skaduara, pacientët i morën si rimbursim

Skandali: Shqipëria u mbush me ilaçe të skaduara, pacientët i morën si rimbursim

12:16 09/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.