Skip to content
Kryesore

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

· 1 min lexim

SPAK ka kërkuar një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike.

Sipas informacionit të raportuar, kontrollet janë ushtruar edhe në qelitë ku ndodhen Ilir Beqaj, Erjon Veliaj dhe Aurel Zarka.

Kërkesa e prokurorëve të posaçëm drejtuar Policisë së Burgjeve erdhi pas përplasjeve të shfaqura në gjykimin administrativ, ku kryebashkiaku i Tiranës hodhi akuza për mënyrën se si është emëruar në detyrë njëri prej prokurorëve të çështjes.

Po ashtu, mësohet se është kërkuar edhe lista e takimeve të personave që ka pritur Veliaj.