Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash katrorë buzë detit që thonë se u përket që nga viti 1936. Katër breza kanë jetuar mbi atë tokë. Ka pronarë që kanë ardhur nga Kosova, që kanë blerë këtu 25 vjet më parë. Sot fadromat e Bashkim Ulajt po e shkelin atë tokë për të ndërtuar një resort luksoz. Policia, në vend që të mbrojë qytetarët, i shoqëron në komisariat.

Më 16 janar, Belinda Balluku ka firmosur lejen e ndërtimit për këtë projekt. Po, Balluku që është nën hetim nga SPAK. Po, e njëjta Balluku që del në komunikimet me Evis Berberin për ndarja tenderash. Ajo vazhdon të japë leje për projekte gjigante ndërkohë që çështja është në proces gjyqësor dhe ka kallëzim në SPAK nga vetë banorët. Projekti parashikon një kompleks turistik me rreth 1.46 milionë metra katrorë. Punimet nisën natën, pa njoftim, pa tabelë informuese. Banorët thonë se leja nuk është as në fletoren zyrtare.

Përballë tyre qëndron Bashkim Ulaj. Biznesmeni, botuesi, pronari i mediave që përmes “Gener 2” dhe “Aba Blue Borgo” ka marrë statusin special “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje”. Ulaj është përfituesi më i madh i pasurive dhe fondeve publike, mbi 3 miliardë euro. Emri i tij del në komunikimet Balluku-Berberi për mekanizmat e tenderave. Por çfarë e bën Ulajn vërtet të fuqishëm nuk janë fadromat, as resortet, as miliardat. Është heshtja që e rrethon. Sepse Bashkim Ulaj është një nga ata oligarkë që bashkojnë në interesa qeverinë dhe opozitën. I bën të “bashkëpunojnë” duke heshtur.

Sali Berisha flet për çdo skandal të vogël të qeverisë. Por për Bashkim Ulajn? Heshtje. Opozita që sillet me njerëz “nga ana e anës” për protestat e veta, që mobilizon mijëra vetë kur i duhen, nuk lëviz një gisht kur komunitetet lokale shtypen nga fadromat e oligarkëve. Në Baks-Rrjoll, sikurse në Fushë-Krujë, sikurse kudo tjetër ku ka pasur protesta popullore kundër grabitjes, opozita nuk shfaqet. Sepse këta oligarkë nuk janë armiq të opozitës. Janë partnerë në heshtje.

Kujtoni protestat e Fushë-Krujës. Ishin protestat më të mëdha që kemi parë ndonjëherë. Banorë që dolën masivisht, me familje të tëra, me prova në dorë, me zemërim legjitim. Ajo do të ishte një pikë kthese, nëse edhe opozita do të bashkohej. Sikur të ftonte qytetarë siç bën për protestat e veta, ata do të ishin numër i mjaftueshëm për të ndryshuar diçka.

Por opozita nuk u bashkua. Dhe protesta u shtyp me forca policie, me tensione, me përplasje, me shoqërime. U shua. Si u shua ajo, u shuan të tjerat. Si do të shuhet edhe kjo e Baks-Rrjollit nëse vazhdojmë njësoj. Nëse bëhen thirrje për ndihmë por askush nuk sheh përtej pragut të shtëpisë së tij.

Ne të tjerët shikojmë nga larg. “S’është problemi ynë”, themi. “Nuk na bie halli neve”, mendojmë. Çdo protestë shtyhet e izoluar, e braktisur, e harruar. Nesër do të jenë të tjerë. Dhe do të jenë më pak, derisa të mos ketë më zë.

Për hater të këtyre oligarkëve që opozita nuk i përmend kurrë, vazhdon ky pushtet. Për hater të interesave që mbrohen nga të dyja anët, vazhdon ky sistem. Derisa Berisha të jetë në krye të opozitës, asgjë nuk ndryshon. Sepse Berisha, si Rama, e di shumë mirë se ka oligarkë që nuk preken. Ka emra që nuk përmenden. Ka interesa që janë më të forta se çdo program politik apo betim opozitar.

Çdo protestë e shtypur është një humbje për të gjithë. Çdo tokë e grabitur sot është precedent për të nesërmen tonë. Çdo herë që heshtim kur të tjerët shtypen, po forcojmë sistemin kundër nesh. Nëse nuk ngrihemi për njëri-tjetrin, nëse nuk dalim kur të tjerët thërrasin ndihmë, kemi humbur përpara se të fillojmë. Sepse oligarkët si Bashkim Ulaj nuk kanë nevojë të na luftojnë. Ne po e bëjmë punën e tyre, duke qëndruar në heshtje.

Etiketa: reformaeditorial

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së
Aktualitet

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Prokuroria e Hagës ka sqaruar zyrtarisht se në përkthimin në shqip të fjalës së prokurores speciale ka pasur një gabim,...

14:54 09/02/2026
Para
Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.