“Qytetari në burg për parkim dysh, Balluku vjedh 50 mln euro dhe vjen në Kuvend voton Kodin”, shpërthen Gazment Bardhi

Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të rënda në seancën plenare të pasdites së sotme në Kuvend, duke e cilësuar Kodin e ri Penal si një instrument ndëshkimi ndaj qytetarëve të zakonshëm, ndërsa korrupsioni i nivelit të lartë mbetet i paprekur.
Duke folur për ndryshimet e propozuara, Bardhi deklaroi se mazhoranca po synon kriminalizimin e parkimit dysh, duke paralajmëruar burg për qytetarët, ndërkohë që, sipas tij, zyrtarë të lartë të qeverisë kanë abuzuar me dhjetëra miliona euro dhe vijojnë të votojnë ligje pa asnjë pasojë.
“Më gjeni një vend të dytë në botë ku parkimi dysh të jetë vepër penale. Këta kanë dekriminalizuar korrupsionin. Vjedhin 50 milionë euro me një dorë dhe thonë pse të shkojë ajo në burg. Ama po parkove dysh, të fut ky në burg bashkë me shefin e tij. Në një vend ku ndërtohen kulla të reja dhe nuk ka rrugë, këta të dënojnë për parkim dysh”, u shpreh Bardhi nga foltorja e Kuvendit.
Ai theksoi se Kodi Penal ka pësuar ndryshime të shumta ndër vite, gjithmonë të justifikuara me standardet e Bashkimit Evropian, por sipas tij, sot Shqipëria ndodhet në një realitet krejt tjetër, ku kërkohet dekriminalizimi i plotë i shpifjes, ndërsa qeveria zgjedh të shtrëngojë lakun mbi qytetarin.
“Po parkove dysh, shqiptarëve u thoni burg. Po vodhe apo abuzove me 1.1 milionë euro si zv.kryeministrja juaj, ti vjen këtu si numri dy i qeverisë, ulesh në karrige dhe voton ligjet”, deklaroi ai.
Në fjalën e tij, Bardhi sulmoi drejtpërdrejt Belinda Balluku, duke thënë se qytetarët rrezikojnë burgun me votën e saj, ndërsa ajo, sipas akuzës, ka vjedhur 50 milionë euro dhe shfaqet në Kuvend për të miratuar Kodin Penal.
“Qytetari që parkon dysh duhet të futet në burg me votën e Belinda Ballukut, ndërsa zv.kryeministrja vjedh 50 milionë euro dhe vjen këtu të votojë për ta futur qytetarin në burg”, përfundoi Bardhi, duke e kthyer debatin në një nga përplasjet më të ashpra politike të ditës në Kuvend.
Lexo më tej
“Ku është mami?”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, djali 12-vjeçar përfundon në strehimore
Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt në Kosovë ka lënë pas një tjetër viktimë të dhunës: djalin e saj…
Vrasja e Arlinda Zekajt, një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin! Gjashtë raste penale ndaj tij, katër vetëm këtë vit
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt, e cila…
Vrau 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula dhe e futi në valixhe, burg përjetë ish-të dashurit
Gjykata e Assizes në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, ish-të dashurin e 22-vjeçares…
“Arlinda thoshte se burri do ta vriste”/ Mikesha mes lotësh: Ishte dënuar në SHBA për dhunë, dyshoj se vrasja u planifikua
Dëshmi tronditëse për jetën e Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që u vra në Pejë, vetëm tre ditë pasi kishte…