Dosjet stok, Sokol Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka deklaruar se vonesat në dhënien e drejtësisë rrezikojnë të cenojnë besimin e qytetarëve dhe të kthehen në padrejtësi.
Gjatë hapjes së Vitit Gjyqësor 2026, Sadushi theksoi se drejtësia nuk është vetëm vendimmarrje, por edhe standard, orientim dhe përgjegjësi ndaj qytetarit.
“Drejtësia nuk është vetëm vendimmarrje. Ajo është edhe standard dhe orientim për sistemin dhe shoqërinë. Prandaj, kjo sallë nuk i përket vetëm këtij institucioni. Në thelb ajo u përket qytetarëve, çdo individi që hyn këtu me shpresën se do të dëgjohet dhe do të trajtohet me dinjitet, barazi dhe paanësi. Kjo ditë nuk shënon vetëm nisjen e vitit gjyqësor, por themelimin e një tradite institucionale, që i jep drejtësisë një moment të përvitshëm reflektimi dhe përgjegjësie publike”, u shpreh Sadushi.
Sipas tij, sistemi gjyqësor përballet me një ngarkesë të lartë dhe me një stok të konsiderueshëm çështjesh, situatë që sjell vonesa të pajustifikueshme në shqyrtimin e dosjeve.
“Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi. Sistemi gjyqësor përballet me një ngarkesë të lartë dhe me një stok çështjesh të prapambetura. Kjo sjell vonesa, që nuk janë vetëm çështje statistike. Janë qytetarë që presin, çështje që zvarriten dhe marrëdhënie juridike që mbeten pezull. Prandaj kërkohet menaxhim, disiplinë dhe përparësi të qarta”, u shpreh Sadushi, duke kërkuar menaxhim më të mirë të çështjeve, arsyetim të qartë të vendimeve dhe respektim të kohës së arsyeshme të gjykimit.
Në fjalën e tij, kreu i Gjykatës së Lartë apeloi gjithashtu për bashkëpunim institucional, investime në sistemin e drejtësisë dhe rritje të besimit publik, duke theksuar se pavarësia e gjyqësorit duhet të shoqërohet me përgjegjshmëri dhe standard të lartë profesional.
Lexo më tej
Gazeta austriake: Mjeshtri shqiptar i filmit ‘Odisea’ përfundoi si pastrues plehrash me një pension qesharak
Nga Franziska Tschinderle, PROFIL Kur Vendim Kapaj flet për fyellin e tij, sytë i mbushen me lot. Instrumenti,…
55 ditë protestë zgjuan botën, tani është koha të zgjohet edhe drejtësia: Protesta në SPAK
Prej 55 ditësh, mijëra qytetarë dalin çdo ditë në rrugë për të mbrojtur atë që e konsiderojnë interesin…
“E përdhunuan para kamerave”/ Rama për nënën e moshuar me djalin autik: Protestuesit e përdorën si mburojë politike
Edi Rama ka reaguar për rastin e gruas së moshuar, e cila mori pjesë në protestë së bashku…
Arisa Cane pason Evis Salën, emërimi i dytë nga Spitali Amerikan rikthen në fokus lidhjet e Klodian Allajbeut me institucionet publike
Emërimi i Arisa Canes në drejtimin e shoqërisë shtetërore që administron sterilizimin në spitalet publike rikthen pikëpyetjet për…