Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Manovër tinëzare: Raiffeisen fshehu paratë e Bankers për t’i shpëtuar sekuestrimit

11:53 23/01/2026
Reading Time: 2 min lexim

Banka Raiffeisen Bank Albania në Tiranë dyshohet se ka ndihmuar Bankers Petroleum të fshehë fondet e saj, përmes një skeme financiare të sofistikuar, me qëllim që shteti shqiptar dhe kreditorët privatë të mos arrinin të ekzekutonin detyrimet e papaguara të kompanisë.

Rasti, i cili tashmë është pjesë e një dosjeje të SPAK, implikon një nga bankat më të mëdha në vend në një mekanizëm që, sipas dokumenteve dhe shkresave zyrtare, u përdor për të shmangur sekuestrimin e parave të Bankers Petroleum, ndërkohë që kompania kishte krijuar një mal borxhesh ndaj shtetit dhe subjekteve të tjera private.

Për shkak të detyrimeve të shumta, Bankers Petroleum nuk mund të përdorte llogaritë bankare në Shqipëri, pasi çdo fond do të sekuestrohej menjëherë nga tatimet apo kreditorët. Ndërsa institucionet shtetërore dhe përmbaruesit përpiqeshin të ekzekutonin vendimet gjyqësore, Bankers dhe Raiffeisen ndërtuan një skemë që i lejonte kompanisë të kryente pagesa pa u prekur nga sekuestrimi.

Skema u realizua përmes hapjes së një overdrafti nga Raiffeisen për Bankers Petroleum. Kompania kryente pagesat në Shqipëri duke përdorur overdraftin dhe më pas e mbulonte shumën e përdorur me transferta nga llogaria e saj në Vjenë, duke u kujdesur që overdrafti të mos kalonte asnjëherë në bilanc pozitiv. Limiti i këtij overdrafti ishte 9 milionë dollarë, çka i jepte Bankers mundësinë të kryente pagesa pa rrezikun e bllokimit nga tatimet apo kreditorët e tjerë.

Sipas legjislacionit në fuqi, overdrafti konsiderohet borxh ndaj bankës dhe nuk mund të sekuestrohet apo ekzekutohet, pasi fondet juridikisht i përkasin bankës dhe jo subjektit që e përdor. Pikërisht ky element u shfrytëzua për të mbajtur paratë larg ekzekutimit.

Skema u zbulua nga një prej përmbaruesve që po tentonte të ekzekutonte detyrimet e Bankers Petroleum. Përmbaruesi Altin Latifi i drejtoi një shkresë zyrtare Raiffeisen Bankës, duke e paralajmëruar se veprimet e saj ishin të paligjshme dhe përbënin vepër penale.

“Ju jeni në dijeni që Bankers Petroleum kohët e fundit ka humbur gjyqe arbitrazhi lidhur me detyrimet ndaj shtetit, që ky i fundit nuk po i ekzekuton dot për shkak të ndihmës pa kufij që po i jepni ju”, thuhet në shkresën drejtuar bankës. Latifi thekson se këto veprime përbëjnë shkelje të nenit 320 të Kodit Penal dhe paralajmëron se, nëse transaksionet nuk ndaleshin, do të njoftoheshin organet ligjzbatuese.

Pavarësisht paralajmërimeve, manovra me overdraftin dyshohet se ka vazhduar për një periudhë të gjatë. Vetëm kohët e fundit, banka ka mbyllur overdraftin, pas shpërthimit të çështjes së gjobës së famshme prej 120 milionë eurosh të vendosur nga doganat.

Përfshirja e institucioneve bankare në skema që dëmtojnë interesin publik konsiderohet një nga shkeljet më të rënda financiare, arsye për të cilën sistemi bankar rregullohet rreptësisht me ligj. Rasti Raiffeisen–Bankers pritet të jetë një nga dosjet më të ndjeshme financiare nën hetim.

Të tjera

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet
Aktualitet

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

Turizmi në vitin 2025 ka shënuar një ngadalësim të dukshëm të ritmit të rritjes krahasuar me vitin paraardhës. Edhe pse...

14:02 23/01/2026
“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë
Aktualitet

“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

Zv. presidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj situatës alarmante në shëndetësinë publike, duke denoncuar dështime të...

14:00 23/01/2026
Para
Një opozitë e tredhur nga frika dhe servilizmi është më keq se të jesh pa opozitë!

Një opozitë e tredhur nga frika dhe servilizmi është më keq se të jesh pa opozitë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

14:02 23/01/2026
“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

14:00 23/01/2026
Bushati: PD ka 10 vjet që denoncon për zonat e mbrojtura, heshti për Zvërnecin kur bëhet fjalë për Trump-Kushner

Bushati: PD ka 10 vjet që denoncon për zonat e mbrojtura, heshti për Zvërnecin kur bëhet fjalë për Trump-Kushner

13:32 23/01/2026
Një opozitë e tredhur nga frika dhe servilizmi është më keq se të jesh pa opozitë!

Një opozitë e tredhur nga frika dhe servilizmi është më keq se të jesh pa opozitë!

12:50 23/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.