Deri më sot, 52 udhëheqës nga po aq vende të botës janë ftuar për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, por vetëm shtatë shtete kanë konfirmuar zyrtarisht praninë e tyre. Sipas agjencisë ANSA, ftesën e kanë pranuar Argjentina, Hungaria, Kazakistani, Uzbekistani, Shqipëria dhe Vietnami.
Shumica e qeverive që kanë reaguar zyrtarisht lidhur me ftesat e marra kanë deklaruar se çështja është aktualisht nën shqyrtim politik dhe ligjor institucional. Disa prej tyre kanë theksuar gjithashtu nevojën për konsultime me partnerët ndërkombëtarë përpara se të marrin një vendim përfundimtar.
Ndërkohë, pritet që në vijim të ftohen edhe udhëheqës të tjerë, ndërsa procesi i konfirmimeve mbetet ende i hapur.








