La kombëtaren për familjen dhe për t’ju hapur rrugën të rinjve me fanellën kuqezi.
Mirëpo Migjen Basha nuk mbetet jashtë atmosferës edhe pse është jashtë skuadrës, të cilën tani e ndjek si tifoz.
Për sfidat e rradhës ai beson se Shqipëria mund të bëjë mirë ndaj Francës dhe Islandës.
Kjo pasi edhe pse është e vështirë në Paris, presioni është tek Franca dhe jo tek Shqipëria.
Kuqezinjtë duhet të mbrojnë sipas mënyrës së tyre duke mos ua lehtësuar punën “gjelave”.
Për të ardhmen ai flet me tone pozitive sidomos për shkak të të rinjve që aktivizohen në skuadra dhe kampionate cilësore.
Për të mos u “penduar” që është tërhequr ka “vendosur” të mos mbajë kontakte me ish-kolegët kuqezinj.