Skip to content
Kryesore

Dosja Balluku/ SPAK kontrollon disa biznesmenë dhe kompani, ja emrat

· 2 min lexim

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të dosjes ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Burime bëjnë me dije se SPAK, me mbështetjen e agjentëve të BKH, ka ushtruar kontrolle në disa subjekte biznesi dhe ndaj disa personave të përfshirë në hetim.

Ndër personat e kontrolluar është edhe biznesmeni i njohur Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë “Salillari”, i cili ka qenë një nga subjektet e radhës që i është nënshtruar veprimeve procedurale të SPAK.

Kontrolle janë zhvilluar gjithashtu edhe në disa kompani të tjera të sektorit të ndërtimit dhe infrastrukturës, përfshirë “Albstar”, “Alko Impex” dhe “Senka”.

Sipas informacioneve, gjatë kontrolleve agjentët e BKH kanë sekuestruar dokumente që lidhen me dosjen hetimore, si edhe pajisje celulare. Deri në këtë fazë, SPAK nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi provat e mbledhura apo mbi hapat e mëtejshëm të hetimit.

Personat e kontrolluar në kuadër të dosjes Balluku:

Bledar Starova

Eduart Çohadari

Ardit Metaliaj

Iljan Metaliaj

Çuman Sejdiaj

Gramos Dalipi

Bledar Lloshi

Giovanni Pascale

Vladimir Pjetërgjokaj

Enea Kaçi

Basri Troci

Besmir Çako

Ervis Toska

Ergys Senka

Spartak Demiraj

Rrok Gjoka

Leonard Proko

Arbër Abazi

Artan Sako

Pëllumb Salillari

Entela Çano

Kompanitë e kontrolluara nga SPAK dhe BKH:

A-M (shoqëri e përthithur “Lissus-Al” sh.p.k)

ED Konstruksion

I.D.K-Konstruksion (ish “I.D.K-Konstruksion”)

ALB-STAR

EUROTEOREMA Peqin

PE-VLA-KU

Nova Construction Group (ish “Nova Construction 2012”)

G.P.G. Company (ish G.P.G. Kompani)

Senka sh.p.k

Gjoka Konstruksion (ish GJOKA)

ALKO-IMPEX General Construction

2T

A&E Engineering

Hetimet për dosjen Balluku vijojnë, ndërsa pritet që SPAK të dalë me një qëndrim zyrtar mbi rezultatet e kontrolleve dhe provat e sekuestruara.